Portieri i Ajaksit, Andre Onana u dënua me një vit përjashtim nga futbolli, pasi në shkurt të këtij viti, rezultoi pozitiv në një testin e dopingut.
UEFA u tregua me dorë të hekurt ndaj portierit kamerunas, por tashmë KAS-i e ka ulur dënimin.
Klubi i Ajaksit ka bërë të ditur se dënimi i portierit është ulur në 9 muaj dhe do të ketë mundësinë të luajë nda nëntori i këtij viti.
Pasi rezultoi pozitiv në doping, Onana tha se kishte marrë aksidentalisht një pilulë, e cila ishte për gruan dhe jo për të.