Kukësi është duke bërë përpjekjet për të siguruar marrëveshjen për afrimin e lojtarëve cilësorë në merkato dhe emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i Ardit Hilës.
Mësohet se midis drejtuesve dhe elbasanasit ka pasur komunikime gjatë këtyre ditëve dhe mbetet për t’u parë nëse do të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Eksperienca e 28-vjeçarit bën që në Kukës të tundohen për ta afruar, për më tepër që në karrierën e tij ka edhe një titull kampion me Partizanin.
Madje, edhe për këtë futbollist verilindorët duhet të mundin konkurrencën e të kuqve, që gjithashtu kanë shfaqur interes për të.