Llapi përgatitet me intensitet të shtuar për garat evropiane. Kryetrajneri Tahir Batatina sot ka zhvilluar stërvitjen e radhës dhe është i kënaqur në përgjithësi.
Fituesi i Kupës së Kosovës mezi presin që ta mësojnë kundërshtarin e Conference League.
Llapjanë janë përforcuar me disa futbollistë me synim që të janë sa më të kompletuar para debutimit në garat evropiane.
Atmosfera është shumë mirë në klub dhe nesër do të ndeshen në miqësore me Prishtinën.