Kërkohet me ngulm

Futboll

Kërkohet me ngulm

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:54
Kërkohet me ngulm

Janë orë të nxehta të merkatos në shtëpinë e Lacios.

Drejtori sportiv, Igli Tare së bashku me trajnerin e ri Mauricio Sarri po punojnë fort për të përforcuar kontingjentin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica” bardhekaltërit kanë vendosur të bindin Elseid Hysajn për të firmosur me klubin nga kryeqyteti, i cili është në skadencë kontrate me Napolin.

Janë orë vendimtare për Hysajn i cili me shumë gjasa pritet të bashkohet përsëri me Sarrin pas eksperiencave me Empolin, Napolin dhe së fundmi pritet të vihet në urdhrat e teknikut toskan edhe me Lacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat