A është Franca skuadra favorite për të fituar Euro 2020?
“Besoj se po, – ka pranuar Antoine Griezmann për L’Equipe, – si për ndeshjen e parë, ashtu edhe për gjithë kampionatin”.
Sulmuesi ka bërë më pas thirrje për qetësi:
“Jemi favoritë. Megjithatë, duhet ruajtur qetësia, të punojmë mirë, të jemi të vetëdijshëm se do të jetë një kompeticion i vështirë”.
Në lidhje me kthimin e Benzema:
“Jam befasuar nga kthimi i tij në kombëtare, por edhe jam gëzuar. Karim është një sulmues i madh, mundet vetëm të na ndihmojë. Nuk mund të jetë veçse një avantazh për ne”.