Gjithçka e kryer, Xhadon Sanço do të transferohet tek skuadra e Mançester Junajtid.
Sipas asaj që raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, sulmuesi britanik do të rikthehet në Mançester, kësaj rradhe tek “djajtë e kuq” të Junajtid pas Kampionatit Europian ku do të bëhet dhe zyrtarizimi si lojtari i ri i tyre.
Junajtid ka arritur akordin me një shifër të çmendur prej 105 milionë eurosh dhe një kontratë 4-vjeçare ku sulmuesi 21-vjeçar do të përfitojë rreth 400.000 euro në javë.
Në këtë sezon Sanço me fanellën e Dortmundit është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 38 ndeshje nga ku ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 20 asist.