Lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ancelotti

Futboll

Lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ancelotti

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:09
Lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ancelotti

Radioja spanjolle Onda Cero ka dhënë një lajm të bujshëm në lidhje me merkaton.

Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Alvaro Odriozola, mund të largohet nga madrilenët.

Sipas gazetarëve spanjollë, lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ancelotti dhe mund të transferohet në Serinë A.

Vendimi duket se është marrë pikërisht pas një takimi të futbollistit me trajnerin.

Për 25-vjeçarin mund të zhvillohet një derbi milanez. Në fakt, Milan dhe Inter duket se janë interesuar për të marrë shërbimet e spanjollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat