Ekipet shqiptare, kryesisht ato që luajnë në Kuopat e Europës kanë nisur fazën e parë të përgatitjeve dhe nga sa mësohet kanë planifikuar edhe vendin se ku do të zhvillojnë fazën përgatitore.
Skuadra e kurbinase do të përballet me ish-skuadrën e trajnerit Shpëtim Duro ose kampionët në fuqi, shqiptarët e Shkëndisë së Tetovës.
Laçi, Teuta dhe Partizani kanë programuar të zhvendosen drejt Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar një minifazë përgatitore në prag të ndeshjeve në kupat e Europës.
Në këto kushte ato do të zhvillojnë miqësore me skuadrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
Momentalisht në mediat në vendin fqinj raportohet se Teuta dhe Partizani do të luajnë kundër Struga Trim&Lum. Laçi luan në 25 qeriosh me tetovarët kuqezi, ndërsa ende nuk dihet data se kur luhen testet e Teutës dhe Partizanit me struganët...