Klubi spanjoll, Atletico Madrid, ka vazhduar bisedimet me mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Atletico është ende në negociata me Udinesen për De Paulin.
Udinese për shërbimet e mesfushorit po kërkon 40 milionë euro, ndërsa Atletico ka ofruar 20 milionë euro plus futbollsitin Nehuen Perez, ofertë e cila u refuzua nga klubi italian.
Në anën tjetër klubi spanjoll po kërkon 40 milionë euro për shitjen e Kieran Trippier, për të cilin ka shprehur interesim Man Utd, por Atletico dëshiron ta mbajë në ekip.