Nënkampioni i botës, Kroacia, është gati për sfidën e madhe të së dielës (15.00) kundër Anglisë, në kuadër të ndeshjes së parë të grupit D të Kampionatin Evropian 2020.
Futbollisti kroat Mateo Kovaçiç shprehet optimist para sfidës së madhe.
Kroatët janë në grup me Skocinë, Anglinë dhe Republikën e Çekisë.
“Është e vërtetë që nuk dhashë maksimumin në ekipin kombëtar, por herë luajë mirë, herë jo.
Unë me siguri do të bëj më të mirën”, tha mes të tjera Kovaçiç.
“Të gjithë e dinë se çfarë na pret. Do të jetë e vështirë, por ne jemi gati. Kjo ekip kombëtare ka luajtur shumë lojëra të shkëlqyera, kështu që kjo nuk është asgjë e re. Shpresoj për rezultate të mira në mënyrë që gjendja emocionale të jetë edhe më e mirë”, tha Kovaçiç.