(E plotësuar) - Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Gambisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Antalia të Turqisë.
Kosova është paraqitur me ekipin B dhe bëri lojë të mirë ndaj rivalit.
Në minutën e 80-të, futbollisti Arbër Hoxha me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe me goditje të fortë e në këndin e epërm të djathtë, vulosi fitoren e Kosovës.
Menjëherë në aksionin tjetër, u akordua penallti për Gambinë, por gjuajtja e Barrow nga penalltia përfundoi mbi portë.
Përzgjedhësi Bernard Challandes provojë shumë lojtarë dhe e pa formën e tyre.
Kosova: Halimi, Thaçi (Asllani 59'), Hajrullahu, Domgjoni, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu (Broja 59'), Balaj (Hoxha 69'), Rrudhani, Topalli dhe Daku (Manaj (69').
80' Kosova në epërsi (1:0) kundër Gambisë. Autor i golit Hoxha.
Ballafaqimi mes Kosovës dhe Gambisë, në 45 minuta e parë nuk solli asnjë gol.
Duhet theksuar se Kosova po luan me lojtar të ekipit B dhe po trego lojë të mirë. Pjesa e parë përfundoj baras (0:0).
Në pjesën e parë Topalli ka pasur një rast të mirë por pa sukses.
Kosova po paraqitet me këtë formacion: Halimi, Thaçi, Hajrullahu, Domgjoni, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli dhe Daku.