(E plotësuar): Italia ka treguar super lojë në duel me Turqinë, duke shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 në hapje të Kampionatit Evropian në futboll.
Që moti Italia nuk është pa me një lojë aq të përsosur, gjithnjë e rrezikshme dhe nga një mori raste realizoi vetëm tre herë.
Hapje madhështore në stadiumin “Olimpico” në Romë, një Itali që fiton tre pikë në hapje të Grupi A, ku bëjnë pjesë edhe Zvicra dhe Uellsi.
Në minutën e 18-të, Insigne me mundësi të artë brenda 16-shit, por gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule.
Pas katër minutave, Chiellini godet me kokë nga rreth 12 metra, portieri Cakir me mund të madh e shpëton portën e tij, duke e dëbuar topin në korrne.
Në minutën e 33-të, Immobile godet me kokë për fat të mirë të portierit Cakir topin shkon jashtë pingule së majtë.
Në minutën e 44-të, Italia dëmtohet për një penallti, pasi një lojtar i Turqisë luan me dorë.
Pjesa e dytë në shenjë të Italisë, ndërsa Turqia nuk kishte alternativë se si ta shmang humbjen.
Në minutën e 53-të, Berardi godet dhe topi shkonte jo në drejtim të portës, për fat të keq të turqve e qëllon në gjoks Merih Demiral duke shënuar autogol, 0:1. Euro 2020 fillon me autogol!
Në minutën e 66-të, Immobile nga afërsia e mposhti portierin Cakir, 0:2. Në minutën e 79-të, Cakir bëri një gabim në pasim të topit dhe lojtarët italian me tri lëvizje realizojnë, ku Insigne me goditje të fortë thellon fitoren në 0:3.
Italia e fillon me këmbë të mbarë, me fitore të thellë, ndërsa për Turqinë është humbje e rëndë. Italia me lojë e rezultat i shkatërroi turqit.
Me 16 qershor Italia takohet me Zvicrën dhe Turqia me Uellsin.
Turqia – Italia 0:3
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Demiral (53'-autogol), Immobile (66’), Isnigne (79’).
Kartona të verdhë: Dervisoglu, Soyuncu.
Turqia: Cakir, Celik, Soyuncu, Demiral, Meras, Yokuslu (Kahveci 65’), Tufan (Ayhan 64’), Karaman (Dervisoglu 76’), Calhanoglu, Yazici (Under 46’) dhe Yilmaz.
Italia: Donnarumma, Florenzi (Di Lorenzo 46’), Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli (Crsitante 73’), Berardi (Bernardeschi 85’), Immobile (Belotti 81’) dhe Insigne (Chiesa 81’).
84' Gjithçka e qartë, Italia avancon me 3:0.
79' Cakir pasoi gabimisht, ndërsa italianët nuk falen dhe me tre poteza realizuan përmes Insigne, 3:0.
77’ Një Italia aq e mirë që moti nuk është pa dhe në bazë të rasteve ka mundur epërsia të jetë edhe më e thellë.
Turqia – Italia 0:3
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Demiral (53'-autogol), Immobile (66’).
Turqia: Cakir, Celik, Soyuncu, Demiral, Meras, Yokuslu (Kahveci 65’), Tufan (Ayhan 64’), Karaman, Calhanoglu, Yazici (Under 46’) dhe Yilmaz.
Italia: Donnarumma, Florenzi (Di Lorenzo 46’), Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli (Crsitante 73’), Berardi, Immobile dhe Insigne.
74' Italia synon edhe golin e radhës, Turqia nuk po arrin të rrezikojë.
70' Lojë me ritëm, një Itali e fortë.
66' Immobile nga 6-7 metra me goditje të fortë thellon epërsinë në 2:0,.
62' Italia po e dominon ballafaqimin, po krijon raste.
58' Locatelli godet nga distanca por cakir nuk befasohet.
55' Italia po sulmon, kërkon të thellojë epërsinë.
53' Demiral shënon autogol, 0:1 për Italinë. Merih Demiral gjoks shënon autogol, duke e lënë të shtangur Turqinë.
50' Italia e kërkon me ngulm golin.
47' Zëvendëzimet e para.
Turqia – Italia 0:1
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Shënues: Demiral (53'-autogol)).
Turqia: Cakir, Celik, Soyuncu, Demiral, Meras, Yokuslu, Tufan, Karaman, Calhanoglu, Yazici (Under 46’) dhe Yilmaz.
Italia: Donnarumma, Florenzi (Di Lorenzo 46’), Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile dhe Insigne.
'46' Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë pa gola.
Italia tregoi lojë shumë më të mirë, pati posedimin e topit dhe tri raste të mira shënimi.
Portieri i Turqisë, Cakir, është në formë të mirë dhe më i merituari që mbetet porta e paprekur e Kombëtares së tij.
Në minutën e 44-të, Italia dëmtohet për një penallti, pasi një lojtar i Turqisë luan me dorë.
43' Nuk ka gola, lojë e mirë, rastet Italia, ndërsa Turqia po mbrohet. Immobile dështon nga një pozitë e mirë, duke gjuajtur drejt në duart e portieri Cakir.
40’ Italia shumë më e mirë, më kërkuese, tri raste të mira dhe në anën tjetër fat për Turqinë.
Turqia – Italia 0:0
Stadiumi “Olimpico” në Romë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).
Turqia: Cakir, Celik, Soyuncu, Demiral, Meras, Yokuslu, Tufan, Karaman, Calhanoglu, Yazici dhe Yilmaz.
Italia: Donnarumma, Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli, Berardi, Immobile dhe Insigne.
36' Turqi - Itali 0:0. Italia zotëron lojën.
33’ Immobile godet me kokë për fat të mirë të portierit Cakir topin shkon jashtë pingule së majtë.
30' Barella nga 25 metra gjuan larg mbi portën e Turqisë.
27' Italia ka posedimin e topi 64 për qind për dallim nga Turqia 36 për qind.
24' Italia po tregohet gjtihnjë e më e rrezikshme.
22' Fat i madh për Turqinë. Chiellini godet me kokë nga rreth 12 metra, portieri Cakir me mund të madh shpëton portën e tij.
21' Italia po iulmon në drejtim të portës turke.
18’ Insigne në rast ideal, brenda 16-shit, por gjuajtja e tij shkoi jashtë shtyllës së majtë pingule.
16' Asnjë rast deri me tash qoftë nga njëra kombëtare apo pala tjetër.
13' Lojë mjaft e mirë dhe iniciativë e lehtë e Italisë.
10' Lojë e baraspeshuar, italianët më kërkues.
7' Italia më e rrezikshme.
5' Italia tenton për të sulmuar, Turqia si gjithmonë e rrezikshme në kundërsulme.
3' Lojë me taktizime mes Turqisë dhe Italisë, të paktën në minutat e parë.
1' Fillon ndeshja.
Futbollistët dalin në fushë. Intonohet himni.
Gjithçka e qartë. Publikohen formacionet e ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian mes Turqisë dhe Italisë.
Dy kombëtare që secila kërkon trepikëshin në hapje të grupit A.
Për herë të parë në historinë 60-vjeçare të këtij kompeticioni, do të mbahet në 11 qytete të Evropës
Turqia - Italia
Turqia: Cakir; Celik, Soyuncu, Demiral, Meras; Yokuslu, Tufan; Karaman, Calhanoglu, Yazici; Yilmaz.
Italia: Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne.