Teksa nisi kompeticioni më i rëndësishëm europian për kombëtare, nuk mund të mos mungonte një urim nga kreu i FSHF-s, Armand Duka.
Duka i cili është i pranishëm në stadiumin ‘’Olimpiko’’ duke ndjekur sfidën hapëse ndërmjet Italisë dhe Turqisë ka postuar një foto të tijën me përshkrimin:
Të dashur miq,
Një mbrëmje e madhe sot për futbollin europian dhe jo vetëm. EURO 2020 nisi sot me një ceremoni madhështore ashtu siç i takon një kompeticioni të tillë.
Kënaqësi që Kampionati Europian e nisi rrugëtimin bashkë me tifozët në shkallët e stadiumit.