“Azzurëve” është duke iu munguar goli në këtë ndeshje.
Pjesa e parë mes Turqisë dhe Italisë ka përfunduar pa gola 0:0, pavarësisht se rastet për gol nuk kanë munguar.
Në fakt, pas 45’ minutave të parë, statistika marramendëse ka treguar Kombëtarja e Italisë, ku në goditjet drejt portës dhe në shanset e krijuara për gol, kryesojnë bindshëm, por goli mungon.
“Azzurët” regjistruan 14 shanse për gol, në krahasim me zero të Turqisë, dhe regjistruan tre goditje të rrezikshme drejt portës, e po ashtu në krahasim me zero të Turqisë.
Edhe në mbajtje të topit, italianët kanë një posedim prej 64% kurse Turqia ka 36%.