Leonardo Bonucci, një nga protagonistët e fitores së Italisë në Euro 2020 kundër Turqisë, ka folur për Sky Sport pas ndeshjes.
“Në këto raste ka gjithmonë emocione, por e imagjinoja një debutim të tillë.
Është ndeshja e parë e një rrugëtimi të gjatë”, ka thënë mbrojtësi i Juventus-it.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të luajmë ndaj kujtdo.
Me tifozët përreth është një sport tjetër, të ndihmojnë shumë me zemër”.