Mbrëmjen e nesërme do të nisë Kupa e Amerikës, një kompeticion që ka pasur shumë probleme në lidhje me situatën e COVID-19 në Amerikën Latine. Dhe, si për ta konfirmuar këtë, një ditë para startit të turneut, kombëtarja e Venezuelës është goditur keq.
Shtatë futbollistë të saj kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nesër iu duhet të sfidojnë Brazilin.
Ndërkaq, në alarm është edhe Uruguaji duke qenë se disa ditë më parë dy skuadrat luajtën për kulifikueset e Katar 2022.
Tashmë, shpresohet që kombëtarja venezueliane të mos ketë infektuar ata te Uruguajit, pasi COVID do të përhapej në të gjithë kompeticionin dhe ta vendoste në rrezik atë.