Armando Sadiku është autori i golit të parë dhe të vetëm të Shqipërisë në një kompeticion madhor si Europiani.
Pesë vite më parë në sfidën e fazës së grupeve, sulmuesi realizoi me kokë për t’i dhuruar kuqezinjve një fitore historike.
Mbrëmjen e djeshme, në studion e Euro Magjia, Sadiku ka kujtuar momentin e festës së golit ndaj Rumanisë duke theksuar se vrapoi pa e ditur se ku do të shkonte.
“Nuk kam menduar asgjë. Thjesht kam vrapuar dhe më ka dalë gjithë pankina përpara. Mirë që më ka dalë, sepse përndryshe nuk e di ku do kisha përfunduar. Do kisha dalë jashtë stadiumit“, u shpreh Sadiku.