Ukraina ka vendosur që të sfidojë UEFA-n duke publikuar uniformën me të cilën do të zbresë në fushën e lojës.
Harta dhe shkrimi në fanellë ishin me përmbajtje politike dhe institucioni më i lartë i futbollit vendosi që të kërkonte ndryshimin e fanellës duke e konsideruar tërësisht politike.
Megjithatë, sipas ekipit ukrainas, UEFA e ka aprovuar uniformën në fillim dhe nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë.
“Ne kemi uniformën tonë dhe UEFA e aprovoi atë. Do të luajmë me këtë uniformë. Ajo u aprovua dhe nuk kemi pse të bëjmë ndryshime”, ka thënë zëdhënësi për shtyp i Ukrainës, Oleksandër Hlivisnki.