Një farë media serbe “Kurir”, e njohur për propagandë të fëlliqur kundër shqiptarëve, merret edhe me moderatoren sportive shqiptare.
“Prezantuesja shqiptare Eva Murati është më shumë se një arsye pse shqiptarët gozhdohen në ekranet televizive gjatë Kampionatit Evropian të futbollit.
Përzgjedhja e Shqipërisë nuk fitoi një vend në garën kontinentale, e cila filloi zyrtarisht të premten, por sigurisht që kanë shumë arsye për të qenë pranë ekraneve të vogla gjatë garës.
Eva Murati do të sigurohet që çdo natë të jetë veçanërisht interesante për ta”, ka shkarravitur ky medium.