Italia e kreu si duhet punën e saj kundër Turqisë, në ndeshjen hapëse të “Euro 2020”. Tani iu takon Uellsit dhe Zvicrës që të përgjigjen. Xhiroja e parë e Grupit A përfundon me sfidën e orës 15:00, midis britanikëve dhe zviceranëve, të thirrur për të fituar në mënyrë që të mos i lejojbë axurrët të arratisen.
Ky është takimi i parë ndonjëherë midis këtyre dy kombëtareve në një garë të madhe (Kampionat Botëror dhe Europiane). Nga shtatë përballjet e mëparshme, pesë kanë qenë fitore zvicerane, ndërsa Uellsi ka triumfuar vetëm në një rast, në tetor 2011.
Asnjë problem për trajnerin Page. Përpara Ward, një mbrojtje me tre vetë, e përbërë nga Mepham, Rodon dhe Davies. Connor Roberts dhe Neco Williams do të veprojnë në pjesën e jashtme, me Allen dhe Ampadu në qendër të mesfushës. Ramsey do të luajë si trekuartist prapa tandemit sulmues të formuar nga Bale dhe James.
Tre mbrojtës, gjithashtu për Petkovic: Elvedi, Akanji dhe Schär, përpara portierit Sommer. Mbabu dhe ish-lojtari i Milanit, Ricardo Rodriguez, do të shtyjnë nga krahët, ndërsa Xhaka dhe Freuler në qendër të mesfushës. Shaqiri do të ketë detyra ofensive, në mbështetje të dyshes Embolo-Seferovic.
Ja formacionet e mundshme:
UELLSI (3-4-1-2): Ward; Mepham, Rodon, Davies; Connor Roberts, Allen, Ampadu, Neco Williams; Ramsey; Bale, James.
ZVICRA (3-4-1-2): Sommer; Elvedi, Akanji, Schär; Mbabu, Xhaka, Freuler, Ricardo Rodriguez; Shaqiri; Embolo, Seferoviq.