Ish-futbollisti i Flamurtarit e mbyll aventurën në Maqedoni

Futboll

Ish-futbollisti i Flamurtarit e mbyll aventurën në Maqedoni

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:42
Ish-futbollisti i Flamurtarit e mbyll aventurën në Maqedoni

Ish-futbollisti i Flamurtarit e mbyll aventurën në Maqedoni!

Nijas Lena ka njoftuar ditën e sotme se e ka mbyllur aventurën me Strugën në Maqedoninë e Veriut.

Pas tre viteve, ish-lojtari i Flamurtarit e le klubin me shumë suksese teksa e gjeti në Ligën e Dytë e tashmë Struga sezonin e ri do të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

34-vjeçari tashmë është i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij, teksa mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë të mbetet pjesë e kampionatit të Maqedonisë së Veriut apo do të zgjedhë një eksperiencë ndryshe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat