Selektori i parë i Kombëtares së Kosovës, Ajet Shosholli, trajneri që kontriboi shumë dhe në ditët më të vështira ishte në krah të sportit të Republikës së Kosovës, kujton datën e 12 qershorit të vitit 1999, datën historike kur forcat e NATO-s zbarkuan në Kosovë dhe dëbuan agresorin serb. Me 12 qershor të vitit 1999 u zhvillua ndeshje revyale në Tetovë mes Prishtinës dhe përzgjedhjes së Tetovës.
“Se sporti, gjegjësisht futbolli është ambasadori më i mirë i një vendi, e treguam edhe në kushtet më të vështira ku me futbollistët e KF Prishtina që ishim si refugjat ne Republikën e Maqedonisë dhe futbollistët që kanë qenë pjesë e Prishtinës por që luanin në klubet evropiane, ju përgjigjen ftesës që ta zhvillojmë ndeshjen humanitare me reprezentacionin e Tetovës.
Kjo ndeshje u zhvillua para 22 viteve, pikërisht me 12.06.1999. me datën kur NATO zbarkon në Kosovë.
Gjitha të ardhurat e kësaj ndeshje përmes organizatës humanitare EL- Hilall ju shpërndan refugjatëve nga Kosova që ishin në kampet e Maqedonisë.
Falënderim për të gjithë futbollistët që ishin pjesë e kësaj ndeshje dhe për të gjithë miqtë tanë nga Tetova që na ndihmuan për zhvillimin e kësaj ndeshje”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.
Futbollistët që iu përgjigjen ftesës:
Xhemail Zeqiri, Arsim Abazi, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Sunaj Keçi, Arbnor Morina, Kujtim Shala, Adil Vokrri, Muharrem Sahiti, Afrim Tovërlani, Harun Isa, Ardian Kozniku,Suad Keçi dhe Erxhan Menga.