Goli i Leo Messit, i shënuan kundër PSG-së, është zgjedhur më i miri i sezonit në Champions League.
Gjatë sezonit, ku Chelsea fitoi duke e mundur 1-0 në finale Manchester Cityn, u shënuan shumë gola të bukur.
Por, ai i sfidës së kthimit në Parc des Princes, që u shënuan nga një distancë e madhe nga Messi, u vlerësua si më i miri.
E ardhmja e Messit ende nuk është zgjidhur dhe nëse vazhdon të jetë i vendosur si një vit më parë për t’u larguar, goli që u zgjodh më i miri mund të jetë edhe i fundit për Barcelonën në Champions.