Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri startojnë nga minuta e parë dhe Admir Mehmedi është në pankinën e Kombëtares së Zvicrës.
Në orën 15.00 të ditës së sotme në Baku të Azerbajxhanit, Zvicra ndeshet me Uellsin në kuadër të grupit A të Kampionatit Evropian .
Gjyqtari ndërkombëtar i futbollit, me prejardhje nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, uron suksese Xhakës, Shaqirit, Mehmedit dhe Zvicrës.
“Suksese djema”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në facebook.