Pak orë para se të nisë Europiani, shumica e tifozëve në Gjermani nuk mendojnë se skuadra e tyre do të fitojë trofeun.
Një pesimizëm ka mbuluar mendjen e njerëzve në vend duke parë edhe rezultatet në vitet e fundit.
Gati 23% mendojnë se “Pancerat” do të eliminohen në çerekfinale, 22% besojnë se skuadra e tyre nuk do të shkojë më shumë se faza gjysmëfinale.
Gjithsesi, për disa të tjerë, kalimi i grupit nga ana e skuadrës do të ishte një mrekulli, duke parë që gjermanët do të ndeshen me Francën dhe Portugalinë.
Gjithsesi, nëse skuadra e Joakim Lëvit do të arrinte të dilte e para ose e dyta nga ky grup, shanset për të fituar trofeun në fund do të rriteshin ndjeshëm.