Trajneri i futbollit Ramiz Krasniqi e ka favorizuar Zvicrën në ndeshjen me Uellsin, e cila zhvillohet sot në kuadër të Euro 2020.
Ai ka qenë mysafir në RTK për të bërë analizimin e ndeshjeve.
"Zvicra e ka një përparësi.
Në pyetje do të jetë se kush kujt do t'ia imponojë lojën e vet. Mendoj që do të jenë dy stile të ndryshme.
Një Uells i përgatitur fizikisht me një Zvicër më të përgatitur teknikisht. Uellsi bën presion, ndërsa Zvicra ka një kombëtare që kanë përvojë si ekip", ka thënë ai.