Wijnaldum: E pranoj se ishte e vështirë

Futboll

Wijnaldum: E pranoj se ishte e vështirë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:27
Wijnaldum: E pranoj se ishte e vështirë

Georginio Wijnaldum, kapiteni i kombëtares hollandeze dhe blerja e re e PSG, shpjegoi këtë të shtunë nga Amsterdami arsyet e kalimit në klubin francez dhe refuzimin e ofertës së Barçës:

 “Ne kaluam javë të tëra duke negociuar me Barcelonën, por klubi katalanas nuk e hodhi hapin e duhur. PSG u shfaq dhe ishte më i shpejtë dhe vendimtar në ofertën që bëri.

Natyrisht, e pranoj se ishte e vështirë t’i thoja jo Barçës, sepse ishte një nga klubet e para që u interesua për mua, por projekti sportiv i PSG më bindi dhe kënaq ambiciet e mia profesionale.

Ishte vërtet një vendim i vështirë. Janë dy klube të shkëlqyera dhe do të doja të kisha luajtur për të dy. Sidoqoftë, jam i lumtur me vendimin tim. Kalova javë të forta, në të cilat shumë gjëra ndodhën, ndërsa negocioja të ardhmen time”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat