Prishtina zyrtarizon transferimin e tre futbollistëve.
Bëhet fjalë për Mendurim Hotin, Xhevdet Shabanin dhe Bleart Tolaj.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e FC Prishtinës.
Të tri prurjet janë në fazën e sulmit, ndërsa bardhekaltrit nuk do të qëndrojnë duarkryq edhe në pozitat e tjera.
Mendurim Hoti vjen nga Feronikeli, ku kishte shkëlqyer për disa vite e radhë. Ai luan në krahë të sulmit, por mund të luajë edhe si sulmues kryesor dhe sulmues i dytë.
Xhevdet Shabani në anën tjetër vjen nga Drita, ku ishte lojtari kryesor për disa vite. Ai nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me nënkampion, duke bërë hapin e radhës për të kaluar te Prishtina.
I fundit, por jo nga rëndësia është Bleart Tolaj, i cili vjen nga Hajduku i Splitit. Sulmuesi 21 vjeçar mund të luajë në disa pozita të sulmit.