Pedri mund të shkruajë historinë me Spanjën të hënën.
Nëse ai luan kundër Suedisë në Sevilla, Pedri do të bëhej futbollisti më i ri në histori të Spanjës që paraqitet në një Euro, me 18 vjet, 6 muaj e 18 ditë.
Pedri ka qenë zbulimi i sezonit në La Liga.
Ai u transferua te Barcelona në verën e vitit 2020, duke arritur menjeherë të zë një vend në 11-shen e Ronald Koeman.
Në sezonin debutues, ku fitoi Kupën e Mbretit, Pedri bëri 52 paraqitje, shënoi 4 gola dhe dhuroi 6 asistime.
Pas ndeshjes me Suedinë, Spanja do të përballet me Poloninë dhe më pas Sllovakinë.