Bruno Arrabal, është futbollisti i radhës që do të largohet nga Arbëria.
Mbrojtësi brazilian i përfundon kontrata me 30 qershor dhe Gazeta “Sheshi” raporton se ai nuk do të vazhdojë kontratën e tij me dobrajasit.
29 vjeçari e ka zhvilluar vetëm një sezon për “Stuhinë e Kuqe” dhe ka të zhvilluara 27 paraqitje.
Futbollisti brazilian me parë në Kosovë ka luajtur edhe për Llapin. E ardhmja e tij ende nuk dihet se ku do të vazhdojë, por që tani ai ndodhet në vendlindje pas shkëputjes së kontratës do të vendos edhe për të ardhmen.