Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e parë të Zvicrës të shënuar në “Euro 2020”.
Shaqiri asistoi për Embolon që shënoi ndaj Uellsit në minutën e 49’të.
Xherdan Shaqiri ka shënuar ose asistuar në 50% të golave të Zvicrës në turne të mëdha që nga viti 2014 (Kupa e Botës + Kampionatin Evropian), duke shënuar pesë dhe duke asistuar tre nga 16 golat e kombëtares së tij në atë kohë.
Kjo është një statistikë e veçantë për futbollistin me origjinë shqiptare, i cili tashmë lë edhe gjurmë për ndeshjen e tretë radhazi.
Ai asistoi në ndeshjen ndaj Bullgarisë, shënoi më pas ndaj Lituanisë, kurse asistoi përsëri sot.