Spekulohet tani që ylli danez është në gjendje më të mirë, me funksione vitale.
Pas ndërprerjes së ndeshjes së Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës, me arsyen e kolapsit të yllit të Interit Christian Eriksen, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Përmes rrjetit social “Facebook”, FSHF tregoi përkrahjen që ka për mesfushorin danez.
Më poshtë e gjeni postimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në rrjetin social “Facebook”.
“E gjithë Federata Shqiptare e Futbollit, ekipi kombëtar dhe të gjithë tifozët tanë luten për Christian Eriksen”, shkruante në “Facebook” të FSHF.