Lojtari zgjedh respektin për Eriksenin

Futboll

Lojtari zgjedh respektin për Eriksenin

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:27
Lojtari zgjedh respektin për Eriksenin

Ndeshja e ndërprerë mes Danimarkës dhe Finlandës është riluajtur në orën 20:30 që nga minuta e 42-të.

Finlandezët kanë marrë 3 pikët e para në Kampionatin Europian, kompeticion në të cilin debutojnë këtë vit. Pohjanpalo dërgoi topin në rrjetë në minutën e 59, por menjëherë pasi përshëndet rrjetën zemra nuk i përgjigjet logjikës.

Futbollisti nordik nis instiktivisht vrapimin për të festuar, por më pas fillon të logjikojë me një mendje më të ftohtë dhe vendos të ndalet.

I gjendur mes dy dilemave.

Në njërën anë goli i parë i shënuar në historinë e Kombëtares së tij në një Kampionat Europian e fton të festojë, ndërsa në krahun tjetër qendron respekti për Eriksen, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë kësaj ndeshjeje.

Padyshim që zemra do e dërgonte të bashkohej me gëzimin e tifozëve, por në fund Pohjapalo zgjedh të dëgjojë arsyen dhe të ndalë festën e tij e të tregohet serioz për të respektuar kështu në maksimum rivalët që kishte përballë. Një gjest në në fund meriton vetëm vlerësime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat