Kombëtarja e Zvicrës sot barazoi me rezultat 1:1 me Uellsin, në kuadër të grupit A të Kampionatit Evropian.
Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, Xherdan Shaqirin e largoi nga fusha në minutën e 66-të.
Petkoviç arsyeton vendimin e tij. “Na duhet Shaqiri për ndeshjet e ardhshme"; ka thënë Petkoviç, transmeton "Blick.ch".
Zvicra përgatitet për takimin e radhës me 16 qershor, kundër Italisë.