Belgjika e ka nisur me fitore të thellë Kampionatin Evropian 2020.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Saint Petersburg Stadium”, mposhtën Rusinë me rezultat 3-0, shkruan Gazeta Olle. Ishte sulmuesi Romelo Lukaku që realizoi dy gola në këtë takim.
Të parin e shënoi në minutën e 10-të, gol të cilin ia dedikoi Eriksenit, ndërsa të dytin në të 88-tën.
Pas ndeshje Lukaku deklaroi se e ka pasur vështirë të motivohet, ai deklaroj se edhe ka qarë shumë pas ndeshjes dhe shpreson të takoj shumë shpejtë Eriksenin.
“Kam qarë shumë para ndeshjes, e kam pasur të vështirë të motivohem. Do të takohem me Eriksen, shpresoj se ai është jashtë rrezikut, shpresoj të shërohet shpejt. Lutjet e mia janë me të”, tha ai.
Me këtë fitore, “Djajtë e Kuq” renditen në pozitën e parë të Grupit B, me tri pikë, aq sa ka edhe Finlanda por me golaverazh më të ulët.