Kujdesi dhe interesimi mbi situatën shëndetësore të Christian Eriksenit vazhdon të jetë shumë i madh.
E gjithë bota e futbollit po vazhdon të lutet për shëndetit e mesfushorit të Danimarkës dhe raportet e fundit nga spitali kua po mbahet ai thonë se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Së fundi, është drejtori sportiv i Interit Beppe Marotta ai i cili ka folur për këtë situatë ku edhe ka zbuluar se Eriksen ka dërguar një mesazh në grupin e lojtarëve dhe stafit teknik të Interit.
“Christian Eriksen sapo dërgoi një mesazh në bisedën tonë në Whatsapp, ishte pak minuta më parë. Jemi optimistë për shëndetin e Christiani, stafi i Danimarkës na tha se situata është nën kontroll ", tha Marotta për “Rai Sport.”