Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka vendosur ta sfidojë vetën edhe si prezantuese televizive.
Ajo bashkë me analistin Rron Gjinovcin, kanë nisur nga e premtja emisionin “Extra Time”.
Ajo çka befason më shumë sesa moderimi i këtyre prezantueseve është se as Duda e as Rroni nuk kanë njohuri për futbollin.
Madje, Duda Balje vetëm në ditën kur ka filluar kampionati Evropian, Euro 2020, ka marrë vesh se në futboll ka më shumë se një Ronaldo.
“Unë sot mora vesh se nuk ish vetëm një Ronaldo në futboll”, ka thënë Duda derisa po bëhej gati për të prezantuar Euro 2020.
Balje kishte menduar se Cristiano Roanldo, ishte i vetmi futbollist i njohur në arenën sportive, duke mos pasur idenë e legjendës braziliane të futbollit, Ronaldo Luís Nazário de Lima apo edhe brazilianin tjetër, Ronaldo de Assis Moreira (Ronaldinho).
Sido që të jetë, bashkëprezantuesi i këtij emisioni analisti Rron Gjonovci, e ka cilësuar emisionin si përvojën më sfiduese.
“Mramë e fillum Extra Time, e do të vazhdojmë çdo natë në 23:15 deri sa të kryhet EURO 2020. Osht njo prej veprimeve ma kontraverse që e kom ndërmarrë. Shumë kisha dashtë m’u kthy mrapa e me thon “jo”, por tash është shumë vonë. Ndër të tjera sepse po nihna i sfidum fort dhe definitivisht “shumë të mirë na dya” kish me thon Duda Balje ”, ka shkruar Rroni.