Kardiologu Qerimi tregon cili mund të jetë shkaku që ra në fushë Erikseni

Futboll

Kardiologu Qerimi tregon cili mund të jetë shkaku që ra në fushë Erikseni

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:10
Agron Qerimi

Agron Qerimi i cili me profesion është mjek kardiolog, ka thënë se raste si ai i djeshmi i Christian Eriksenit mund të ndodhin shumë teksa tregon edhe histori të tij teksa ka dëgjuar se ka pasur raste kur edhe futbollistët e Kosovës kanë vdekur në fushë.

Tutje, Qerimi thotë se shkak i asaj që i ndodhi Eriksenit sot mund të jetë edhe sforcimi i madh fizik.

“Shkaqet në këto raste janë lodhja dhe çrregullimi i metabolizmit ku mund të jetë helmues dhe kjo pastaj është problematike. Rastet tragjike ndodhin në këto situata kur ka çrregullime të ritmit të zemrës”, është shprehur Qerimi.

Kardiologu tutje thotë se në këto situata ekipet mjekësore duhet të jenë mirë të përgatitura dhe duhet të jetë së paku një kardiolog me ekipin mjekësor të skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat