Fotot që përlotën mijëra zemra në ndeshjen Danimarkë-Finlandë

Futboll

Fotot që përlotën mijëra zemra në ndeshjen Danimarkë-Finlandë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 09:04
Ajo është ngushëlluar nga futbollistët danezë, të cilët janë përpjekur ta qetësojnë

Bota e futbollit është tronditur në ndeshjen e tretë të këtij Kampionati Europian, kur mesfushori danez, Christian Eriksen, ka humbur ndjenjat në fushë.

Ai ka qendruar për disa minuta pa ndjenja, ndërsa mjekët i kanë bërë arrest kardiak.

Në stadium ka qenë edhe gruaja e Eriksen, e cila mes lotëve ka zbritur në fushë të shohë gendjen e së shoqit.

Ajo është ngushëlluar nga futbollistët danezë, të cilët janë përpjekur ta qetësojnë.

Për fat Eriksen pas disa minutash i ka hapur sytë dhe është dërguar në spital.

Gjendja e tij do të monitorohet minutë pas minute, pasi ende nuk dihet nëse ka dalë nga rreziku për jetën.

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat