Elseid Hysaj do të vazhdojë të luajë në Serie A. Mbrojtësi shkodran mbyll aventurën me Napolin më 30 qershi dhe më pas do të firmosë kontratën e re me Lazion.
GDS shkruan se akordi mes palëve është arritur dhe lojtari i kombëtares shqiptare do luajë në “Olimpico” sezonin e ardhshëm, aty ku vjen si lojtar i lirë.
Maurizio Sarri është zgjedhur trajneri i ri i ekipit kryeqytetas dhe Hysaj është një nga emrat e parë që ka kërkuar ta ketë në skuadër.
Trajneri italian ka vlerësim të madh dhe një lidhje të veçantë me 27-vjeçarin, Më parë kanë punuar së bashku tek Empoli dhe Napoli, tani do e bëjnë te Lazio.
1.6 milion euro ishte rroga sezonale që përfitonte Hysaj te Napoli, ndërsa në skuadrën e re, aty ku do të gjejë Thomas Strakoshën, pritet të përfitojë rreth 2 milion euro në sezon (me bonuse).