Heung-Min Son shënoi golin e fitores së Koresë së Jugut ndaj Libanit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që luhet në vitin e ardhshëm.
Ai me gishta bëri numrin 23 që e mbajti Eriksen sa ishte pjesë e Tottenhamit.
“Chris, qëndro i fortë, të dua” – tha Son.
Kujtojmë se dje gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në Euro 2020, Christian Eriksen u rrëzua në fushë pa ndjenja, teksa raportohet se pësoi sulm në zemër.
Stafi mjekësor ia doli ta rikthente në jetë danezin, i cili më pas u përcoll menjëherë për në spital, ku gjendja iu stabilizua.