Gaetano Tien, eksperti i vdekjes së papritur të zemrës në atletët, ka thënë se Christian Eriksen, ishte në portat e jetës së përtejme, pas atakut kardiak që pësoi.
Dukë folur për “Corriere della Sera”, Tien ka thënë se ndërhyrja e Simon Kjaer për t’i nxjerrë gjuhën dhe mjekët, i shpëtuan jetën mesfushorit.
“Christian Eriksen ishte në portat e jetës së përtejme, në paradhomat e vdekjes. Por, ndodhi mrekullia! Ata i shpëtuan jetën.
Në zemrën e Eriksenit kishte një qark të shkurtër.
Ata që e ndihmuan duhet të shpërblehen. Të gjithë pa përjashtime. Shoku i ekipit (Kjaer), i mbajti gjuhën në pozicionin natyral, për të rihapur rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Mjekët përdorën defibrilator, kjo ishte diçka e mirë, i shpëtoi jetën.”, u shpreh kardiologu.