Me fillim nga ora 15:00 luhet ndeshja kryesore e ditës së tretë të Kampionatit Evropian. Në “Wembley” të Londrës, Anglia e pret nënkampionin e botës, Kroacinë.
Tre Luanët do të synojnë ta fitojnë krejt Kampionatin Evropian, por fillimisht duhet të mendojnë për kalimin e grupit C.
Përballë tyre do të jetë ekipi që shkoi në finale të Kupës së Botës në vitin 2018, i udhëhequr nga ylli i Real Madridit, Luka Modric.
Të dy ekipet tashmë kanë publikuar formacionet startuese.
Anglia: Pickford; Walker, Mings, Stones, Trippier; Rice, Phillips; Sterling, Mount, Foden; Kane.
Kroacia: Livakoviq; Vrsaljko, Perishiç, Caleta-Car, Kovaçiç, Kramariç, Modriç, Brozoviç, Rebiç, Vida, Gvardiol