Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme me Kristian Eriksenin, i cili pësoi atak kardiak, te Danimarka kanë marrë një vendim që deri diku edhe pritej.
Federata Daneze ka njoftuar se ditën e sotme nuk do ketë konferencë për shtyp, por as trajnim për skuadrën. Vëmendja e të gjithëve të kombëtarja daneze tashmë është te gjendja shëndetësore e Eriksenit dhe për këtë është anuluar gjithçka.
Pas ngjarjes së ndodhur me mesfushorin 29-vjeçar, Danimarka u rikthye në fushë pas pak minutash, ku u mposht minimlaisht nga Finlanda.
Ngjarja me Eriksenin tronditi gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm, por për fat të mirë, tashmë gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe ndodhet në spital.