Milani është i hapur për shitjen e Rafael Leao, për 25-30 milion euro. Marseille, Wolverhampton dhe Everton janë klubet e interesuar për portugezin. Leao shënoi shtatë gola në 40 paraqitje në të gjithë kompeticionet në sezonin e shkuar.
Agjenti i tij, Jorge Mendes është takuar me drejtuesit e klubit në fillim të kësaj jave për të diskutuar të ardhmen e 22-vjeçarit, duke informuar Milanin për interesin e disa klubeve në të gjithë Evropën. Sipas Calciomercato.com, një takim i ri midis palëve do të ndodhë javën e ardhshme.
Kontrata e Leao me Milanin skadon në verën e vitit 2024. Ai u bashkua me kuqezinjte në një marrëveshje prej 29 milion € nga Lille në vitin 2019. Sipas Calciomercato.com, Marseille po udhëheq garën për të nënshkruar me sulmuesin.
Sidoqoftë, Ëolverhampton dhe Everton e ndjekin për një kohë të gjatë “xholin” e sulmit, i cili ka një gol në 15 paraqitje me ekipin kombëtar U21 të Portugalisë.