Belgjika ka marrë një fitore të pastër 3-0 kundër Rusisë në Europian.
Protagonisti i madh i ndeshjes ka qenë Romelu Lukaku, autor i dy golave.
Dy gola që kanë ardhur edhe nga disa pakujdesi të mbrojtjes ruse, e cila nuk është kursyer nga sulmuesi Artem Dzyuba.
“Lukaku duhet të jetë befasuar nga mënyra si kemi luajtur në mbrojtje”, ka thënë sulmuesi i Rusisë.
“Jemi mbrojtur keq dhe skuadra si Belgjika nuk i falin gabimet. E kemi nisur mirë, por një gabim ka ndryshuar gjithçka.
Një gabim idiot, kaq ka mjaftuar për të na i bërë gjërat akoma më të vështira”.