Një tifoz është në një ‘gjendje të rëndë’ pasi ra nga tribunat gjatë ndeshjes së sotme të Anglisë në Euro 2020 kundër Kroacisë.
Aktualisht është duke u hetuar plotësisht incidenti, i cili ndodhi menjëherë pas fillimit të sfidës.
Një zëdhënës i Stadiumit Wembley i tha Sky Sports News: “Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribunat menjëherë pasi filloi ndeshja midis Anglisë dhe Kroacisë në Wembley Stadium.”
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t’u siguruar që çështja të hetohet plotësisht dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”, tha ai.
Kjo ndeshje u përcoll nga 18,497 tifozë.
Concerning news from Wembley. A fan fell in the stands shortly after kickoff and is now in hospital in what Wembley officials call "a serious condition.”
— Rob Harris (@RobHarris) June 13, 2021