Tashmë që jemi në periudhë merkatoje, duket se shumë talente shqiptarë po kërkojnë që të lëvizin që në moshë të re dhe të provojnë fatin e tyre pse jo edhe në kampionatet e moshave në Itali.
Është menaxheri Bruno Dodi që konfirmon se së shpejti do të transferojë, dy lojtarët e talentuar, Kleo Buzdra që luan si mbrojtës qednre dhe është vetëm 17-vjeçar, si dhe Astrit Rama sulmues edhe ky sapo ka mbushur të 17-tat.
Të dy madje kanë qenë pjesë edhe e Komnbëtares të moshave dhe së fundmi janë grumbulluar duke lënë gjurmë edhe me U-17 e Shqipërisë, shkruan Vipsport.
Të dy shqiptarët kanë lindur në Greqi, e madje janë rritur dhe trajnuar në akademitë e njohura në Greqi, në Olimpiakos, ndërsa tashmë në saj edhe të menaxherit të FIFA-s, Bruno Dodi që ka transferuar shumë shqiptarë dhe me njohje, në Greqi Itali dhe në Ballkan, ata pritet që të kalojnë në kampionatet italiane, madje pjesë e klubit të Palermos.
“Po, është e vërtetë, janë lojtarë të talentuar, ka interes dypalësh, kështu që pistat italiane janë një ardhme e sigurtë sidomos për lojtarët e rinj shqiptarë.