Klubi i karatesë Kastrioti nga Ferizaj, me trajnerët Gani Mahalla dhe Raif Musa, arritën rezultate të mira në turneun përkujtimor ‘Xhevat Makolli’ në Prishtinë.
Ky klub fiton një medalje të artë, një të argjend dhe dy të bronzta.
“Klubi Karatesë Kastrioti në turneun memorial të karatesë " Xhevat Makolli " arriti këto rezultate: Medalje ari
1. Alma Loki - kata / juniore
Medalje argjendi
1. Diellza Mahalla - kata / kadete
Medalje bronztë
1. Elmedina Gashi - kumite / kadete
2. Arbër Nexhipi - kumite / kadet”, njofton KK Kastrioti. Kryetari i klubit, Halil Mahalla, është i kënaqur me rezultatet që arritën në turne.