Sulmuesi Goran Pandev ka shënuar golin e parë për Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Pandev përfitoi nga gabimi në mbrojtje i skuadrës së Austrisë dhe lehtësisht realizoi në portën e zbrazur.
Me këtë gol, Pandev është bërë golashënuesi i dytë më i vjetër në histori të Kampionatit Evropian,
Me 37 vite dhe 321 ditë, Pandev është golashënuesi i dytë në histori pas Ivica Vastic nga Austria në vitin 2008 (38 vite dhe 257 ditë).
Rezultati momental është 1 – 1.